
Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë të finales së Kupës së Botës për Klube me epërsi të thellë ndaj Paris Saint-Germain, 3:0.
Protagonist absolut në 45 minutat e para ishte Cole Palmer, i cili shënoi të dy golat për skuadrën londineze, përcjellë “Kërlaçki”.
Mesfushori anglez realizoi dy herë me goditje precize në cepin e djathtë të portës së Gianluigi Donnarummas, duke vënë në vështirësi të mëdha kampionin aktual të Evropës.
Goli i tretë u shënua nga Joao Pedro, pas asistimit nga Palmer.
PSG u duk i pafuqishëm përballë intensitetit dhe organizimit të Chelseat në pjesën e parë, ndërsa mbrojtja e skuadrës franceze u thye lehtësisht nga depërtimet dhe vizioni i Palmer.
Pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për fatin e trofeut prestigjioz.