30 vite përkushtim ndaj klubit të Gjilanit

Abudulla Syla

Pas një karriere tre-dekadëshe me klubin, SC Gjilani ka njoftuar largimin dhe falënderoi Abdulla Sylën për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe afirmimin e klubit.

Në pozitën e ekonomit, për 30-vjet ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe pasionit për ngjyrat kuq e bardha.

Drejtuesit e SC Gjilanit, para ndeshjes me Ballkanin, kanë shprehur mirënjohjen dhe respektin më të lartë, duke vlerësuar profesionalizmin dhe dedikimin e tij gjatë tërë këtyre viteve.

“Ky rrugëtim i gjatë mbetet një shembull frymëzues për brezat e ardhshëm dhe për gjithë komunitetin sportiv,” thuhet në komunikatën e klubit.

SC Gjilani që i dhuroi mirënjohje, në fund e uroi Abdulla Sylës suksese në jetën personale , duke theksuar se emri i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së klubit.

Edhe gjyqtari i ndeshjes, Gjilani – Ballkani, Genc Nuza, i dhuroi dy kartonë si dhuratë Sylës.