3,000 kilometra rrugë, “dajak” dhe kualifikim: Udhëtimi i tifozëve të Copenhagen në Prishtinë

Tifozët e Copenhagen në Prishtinë
Tifozët e Copenhagen në Prishtinë

Tifozët e Copenhagen udhëtuan mbi 3,000 kilometra (vajtje ardhje) për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen e kthimit ndaj Dritës, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Edhe pse në një numër të vogël, rreth 100 tifozë danezë ishin të pranishëm në “Fadil Vokrri” për të ndjekur nga afër ndeshjen në Prishtinë, përcjellë “Kërlaçki”.

Megjithatë, situata para ndeshjes nuk kaloi pa incidente.

Në qendër të Prishtinës, ndodhi një përleshje mes tifozëve të dy skuadrave.

Policia e Kosovës intervenoi shpejt për të ndalur tensionet dhe për të siguruar rendin publik.

Drita – Copenhagen, përleshje mes tifozëve në qendër të Prishtinës!

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët mysafirë u mbajtën për më shumë se 30 minuta brenda stadiumit, për arsye sigurie.

Ky veprim u ndërmor nga policia për të shmangur çdo përplasje të mundshme në rrugët e qytetit dhe për të garantuar një largim të qetë të tifozëve danezë.

tifozët e copenhagen në prishtinë
tifozët e copenhagen në prishtinë

Klubi i Copenhagen ka falënderuar zyrtarisht tifozët për mbështetjen e dhënë në Kosovë.

Në fund, festën e plotë për danezët e kompletoi rezultati në fushë: Copenhagen fitoi 1:0 në Prishtinë dhe siguroi kalimin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Gëzimi i tifozëve danezë ishte i justifikuar pas një udhëtimi të gjatë dhe një kualifikimi të merituar.

tifozët e copenhagen në prishtinë
tifozët e copenhagen në prishtinë