62 mijë shikues në Bundesliga 2: Spektakël i jashtëzakonshëm nga tifozët e Schalke 04!

Schalke 04
Schalke 04

Sezoni 2025/26 në Bundesliga 2 ka nisur me një përballje të zjarrtë mes dy klubeve me histori të pasur në futbollin gjerman, Schalke 04 dhe Hertha Berlin.

Takimi u zhvillua në “Veltins-Arena” përpara një publiku spektakolar prej 62,083 tifozësh, që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme për hapjen e sezonit, përcjellë “Kërlaçki”.

Tifozët e Schalke-s konfirmuan edhe një herë statusin e tyre si ndër më besnikët në Gjermani, duke mbushur stadiumin deri në kapacitet të plotë, pavarësisht faktit që skuadra garon në ligën e dytë.

Koreografitë, brohoritjet dhe përkushtimi i tyre sollën një ndjesi të një ndeshjeje elitare, duke i dhënë takimit një karakter të veçantë.

Sa i përket lojës, Schalke 04 arriti të marrë një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj një rivali direkt për ngjitje në Bundesliga.