
Klubi spanjoll i La Ligës, Atletico Madrid, ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të kombëtares italiane, Giacomo Raspadori (25).
Raspadori cili deri tani ishte pjesë e kampionit të Italisë, Napolit, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin madrilen, ndërsa vlera e transferimit vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Sulmuesi italian e nisi karrierën e tij profesionale te Sassuolo, ku në 82 ndeshje shënoi 18 gola. Në vitin 2022 kaloi te Napoli, ku në 109 paraqitje arriti po të njëjtin numër golash – 18.