Më në fund FFK e hedh shortin për sezonin e ri me kohë – kjo është data për Superligën dhe Ligën e Parë

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se të hënën, më 21 korrik 2025, do të hidhet shorti për edicionin e ri të garave kombëtare në futboll për sezonin 2025/26, përcjellë “Kërlaçki”. 

Sipas njoftimit zyrtar të FFK-së, shorti do të zhvillohet në selinë qendrore të federatës, me këtë agjendë të ndarë sipas ligave:

– Ora 13:30 – Hedhja e shortit për AlbiMall Superligën

– Ora 14:00 – Hedhja e shortit për Raiffeisen Ligën e Parë

Në këtë ngjarje pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të të gjitha klubeve pjesëmarrëse, si dhe përfaqësues të mediave, të cilët janë ftuar të marrin pjesë për të ndjekur nga afër procesin e tërheqjes së çifteve për edicionin e ri.

Gjatë viteve të kaluara, ka pasur vazhdimisht pakënaqësi ndaj FFK-së për vonesat në hedhjen e shortit, gjë që ka vështirësuar hartimin e planeve përgatitore të skuadrave.

Ky short shënon edhe hapjen zyrtare të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në Kosovë, që pritet të nisë gjatë muajit gusht.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen