Emir Sahiti, futbollisti kosovar i Hamburgut, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar performancën e tij në sezonin e dytë me ekipin gjerman, analizon gazeta e madhe gjermane Bild, përcjellë Kërlaçki.

Pas një fillimi të ngadalshëm pas kalimit nga Hajduk Split për 1,2 milionë euro në verën e vitit 2024, ai ka kaluar disa periudha të vështira, përfshirë një lëndim në kyçin e këmbës dhe ndryshimin e trajnerit nga Steffen Baumgart në Merlin Polzin. Megjithatë, në fund të sezonit të kaluar, Sahiti ka regjistruar 22 paraqitje, 15 prej të cilave si titullar, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 2 asistime.
Për të përmirësuar pozitat e tij në ekip, Sahiti ka ndryshuar menaxherin dhe tani është i përfaqësuar nga Jan Dreyer i DLT Sports Group. Ai gjithashtu ka ndryshuar pozicionin e tij në fushë, duke kaluar nga flanka e djathtë në mesfushë, një hap që ka rritur fleksibilitetin e tij taktiko-strategjik. Në ndeshjen e parë miqësore të sezonit kundër FC Kopenhagen (0:1), ai ka treguar përpjekje të dukshme dhe ka lënë përshtypje pozitive. Kontrata e tij aktuale me Hamburgun është në fuqi deri në vitin 2027, dhe ai është i vendosur të kontribuoj në përpjekjet e klubit për të qëndruar në Bundesliga.
Sahiti është një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës, me 7 paraqitje ndërkombëtare, dhe ka ambicie të mëdha për të arritur sukses me Hamburgun në vitet në vijim.