Manaj shkëlqen me dy gola, Drita në epërsi pas pjesës së parë

Kampioni i Kosovës, Drita, e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1 ndaj Differdange në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Qendërsulmuesi Arb Manaj realizoi dy herë për gjilanasit, në minutat 4 dhe 17, duke përfituar nga reagimet e dobëta të mbrojtjes dhe portierit të skuadrës nga Luksemburgu, përcjellë “Kërlaçki”.

Differdange u rikthye në lojë në minutën e 28-të, kur francezi Theo Brusco shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Vendësit shtuan presionin në minutat e fundit të pjesës së parë në kërkim të barazimit, por Maloku intervenoi mirë në disa situata.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2:1 për Dritën, që është në rrugë të mbarë për të shkruar histori si skuadra e parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen mund ta shikoni live në Youtube duke klikuar këtu. 

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen