“Rezultati i ndeshjes së parë 4-0 duket i qetë, por ne s’kemi kohë për relaksim, ndeshjen e marrim shumë seriozisht”

Victor Mihailov
Victor Mihailov

“Jemi përgatitur mjaft mirë për ndeshjen e nesërme me Prishtinën. Kemi ndjenja të mira, jemi të përgatitur, e theksoj. Prishtina është ekip i vështirë, edhe pse e kemi fituar ndeshjen e parë”, ka thënë Victor Mihailov (43), ushtrues detyre i kryetrajnerit të Sheriff Tiraspol, përcjellë Kërlaçki.

“Rezultati i ndeshjes së parë 4-0 duket i qetë, por ne s’kemi kohë për relaksim, ndeshjen e marrim shumë seriozisht, çdo ndeshje është e rëndësishme dhe serioze për ne.”

“Po e kemi gjetur në sezonin e kaluar Gjonin, jemi shumë me fat, ai është adaptuar totalisht me ekipin tonë. Nuk bëhet fjalë vetëm për skautët apo agjentët, të gjithë së bashku punojnë. Por t’ia lejmë të ardhmes se si do të përparojë ai me ekip.”, ka thënë Victor Mihailov për futbollstin shqiptar të transferuar nga Elbasani, Amarildo Gjoni.

“Po kemi parë disa lojtarë mjaft të mirë, që kanë potencial,” tja Mihailov për futbollistët e Prishtinës pa hyrë në detaje.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen