Shamrock-Ballkani transmetohet drejtpërdrejtë në RTK

RTK
RTK

Shamrock Rovers dhe Ballkani do të përballen të enjten në orën 21:00 në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 1:0 në Prishtinë, suharekasit do të kërkojnë të mbrojnë epërsinë për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës, përcjellë “Kërlaçki”.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin Publik të Kosovës – RTK, duke u mundësuar tifozëve të ndjekin live sfidën e rëndësishme.

Lajmi është konfirmuar nga vetë televizioni publik dhe nga klubi i Ballkanit, i cili ka bërë thirrje për mbështetje të madhe morale nga publiku kosovar.

Ballkani synon të bëhet sërish pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Një rezultat pozitiv në Dublin do të ishte një tjetër sukses për futbollin kosovar dhe një hap më tej në afirmimin e klubit në skenën evropiane.

rtk
shamrock ballkani transmetohet në rtk