
Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll startoi sot me katër ndeshje emocionuese, ku nuk munguan golat, kartonët dhe tensionet.
Ferizaj – Drita 1:0
Ferizaj shënoi fitore të ngushtë ndaj Dritës, falë golit të hershëm të Jakup Berishës në minutën e 10-të. Drita mbeti me një lojtar më pak në minutën e 38-të pas ndëshkimit të Ovukës me karton të kuq.
Dukagjini – Prishtina 2:3
Në një ndeshje të zjarrtë në Klinë, Prishtina doli fituese ndaj Dukagjinit me rezultat 3:2. Goli vendimtar erdhi nga Valmir Veliu në minutën e 82-të, pas një pjese të dytë të dominuar nga vendasit.
Drenica – Llapi 0:0
Barazim pa gola në Skenderaj, ku Drenica dhe Llapi nuk arritën të gjenin rrjetën, ndonëse patën disa raste të mira në fundin e pjesëve. Ndeshja u shoqërua me tensione në tribuna dhe raporte për përplasje mes tifozëve.
Malisheva – Prishtina e Re 0:4
Debutim ëndrrash për Prishtinën e Re, që shkatërroi Malishevën në “Liman Gegaj”. Toni Gomes shënoi dy herë, ndërsa Fazliu dhe Zougrana plotësuan fitoren e thellë. Vendasit luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Vitijës në minutën e 54-të.
FERIZAJ – DRITA 1-0
Mbyllet ndeshja në Ferizaj, tre pikë të mëdha të vendasve. Drita të enjten vazhdon ëndrrën evropiane.
90’+4 Peposhi nuk ia del të mposhtë Malokun nga 7-8 metra. Briliant gardiani i gjilanasve.
90′ Gjashtë minuta shtesë.
89′ Kundërzbritje, Berisha e asiston Avdullin dhe i vetëm me portierin Maloku gjuan drejt në të plogësht.
72′ Manaj u ndodh para portierit Jovanovski që ndërhyn me guxim dhe ia marr topin.
61′ Sadriu gjuan nga 15 metra, por jo afër portës.
Mbyllet pjesa e parë në Ferizaj me epërsinë e merituar të vendasve.
45′ Dy minuta shtesë në Ferizaj
38′ Drita vazhdon sikurse në Evropë me kartona të kuq, tani është mbrojtësi Ovuka që ndëshkohet.
10′ GOOL në Ferizaj, shënojnë vendasit nëpërmjet Jakup Berishës.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Ramusa, Iljazi, Shabani, Selmani, Nafiu, Berisha, Neziri, Sadriu, Gligorov, Avdulli. Trajner: Arsim Abazi.
Drita: Maloku, Sheji, Morina, Ovouka, Bejtulahi, Broja, Mustafa, Limaj, Ajzeraj, Tusha, Krasniqi. Trajner: Zekerija Ramadani.
DUKAGJINI – PRISHTINA 2-3
Mbyllet ndeshja në Klinë, fitore e madhe dhe e vështirë e të përgjedhurve të Arsim Thaçit.
82′ GOOL Valmir Veliu shënon në përballje me portierin Margono. Dren Zeqiri asiston pasi që merr topin nga Ramiz Bytyqi. Rasti i parë i Prishtinës në pjesën e dytë dhe janë pranë fitores.
67′ GOOL Barazon Dukagjini, dominim i plotë në pjesën e dytë i ekipit të Ismet Munishit, Egzon Sinani barazon, 2-2 pas harkimit të këndores nga Hugo.
46′ GOOL Meris Maliqi hap ndeshjen, shënon për 1-2.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
45+3′ Mbyllet edhe në Klinë pjesa e parë.
42′ Shtylla sërish në Klinë! Pefqeli gjuan me kokë, por ndalet nga shtylla.
35′ Hapet loja në Klinë, Mërgim Pefqeli super rast për të hapur ndeshje, por nga afër gjuan jashtë.
33′ Redon Syla gjuan furishëm, por goditja e tij pritet nga Altin Gjokaj.
30′ Merlaku del i vetëm me Gjokajn, godet shtyllën, por ishte në pozitë jashtë loje.
26′ GOOL Blend Baftiu shënon supergol nga distanca.
23′ Veliu nga afërsia pothuajse vetëm me portier, gjuan krejtësisht plogësht dhe jashtë.
10′ GOOL Prishtina shënon me Ilievskin pas asistimit të Veliut.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Margono, Basri, Pllana, Iseni, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Isufi, Hugo, Gashi, Maliqi. Trajner: Ismet Munishi.
Prishtina: Gjokaj, Vitija, Limani, Veliu, Baftiu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletic, Taipi, Ahmeti. Trajner: Arsim Thaçi.
DRENICA – LLAPI 0-0
90+5′ Mbyllet ndeshja në “Bajram Aliu”. Drenica dhe Llapi barazojnë pa gola.
88′ Goditje dënimi në afërsi të zonës për vendësit. Tifozët presin me ëndje golin e avantazhit. Godet Uka, topi për pak sa nuk kalon rrethojat e stadiumit, 0:0.
TENSIONE NË SKENDERAJ Raportohet për përleshje mes tifozësh në “Bajram Aliu”.
80′ Futemi në 10-minutëshin e fundit në Skenderaj. Skuadrat më të interesuara për të mos pësuar, se për të shënuar. Mbetet 0:0.
64′ Mysafirët rrezikojnë nga e djathta. Topi harkohet në zonë për debutuesin Gnapi, por Haxhihamza ndërhyn në kohë.
49′ Llapi e nis në sulm pjesën e dytë. Hasan Hyseni provon nga 20 metra, goditja e tij shkon mbi portë.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Skenderaj. 0:0.
44′ Kenan Haxhihamza! Portieri vendës intervenon bukur pas tentimit nga Hasan Hyseni. Lojë dinamike në fund të pjesës së parë në Skenderaj, që s’u pa për 40 minuta.
43′ Minuta pozitive për kuqezinjtë. Provon Kreshnik Uka por pa sukses. Pjesa e parë drejt një fundi pa gola.
40′ Drenica rrezikon me një harkim në shtyllën e dytë, llapjanët evitojnë disavantazhin. Këndore. Entuziasëm në tribuna.
30′ Llapi ka iniciativën në “Bajram Aliu”, vendësit të vendosur mirë prapa. Ende pa gola.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Haxhiamza, Osmanllari, Jashari, Da Silva, Prodani, Chacon, Smaçi, Hamiti, Jashari, Uka, Krasniqi. Trajner: Bylbyl Sokoli.
Llapi: Çoriç, Ramadani, Mulaliç, Idrizi, Shabani, Sadriu, Bytyqi, Useini, Hasani, Hyseni, Tahiri. Trajner: Tahir Batatina
MALISHEVA – PRISHTINA E RE 0-4
Mbyllet ndeshja në “Liman Gegaj”, debutim ëndrrash për ekipin e Elon Berishës në Superligë.
79′ GOOL Abdoul Zougrana shënon shumë shpejtë në aksionin e radhës pas topit të dëbuar nga portieri pas gjuajtjes së Gomes, 0-4.
76′ GOOL Prishtina e Re shënon edhe golin e tretë në “Liman Gegaj”. Drilon Fazliu asistues, Lorik Dobratiqi shënues me gjuajtje të fortë nga afërsia. 0-3.
57′ GOOL Toni Gomes shënon, Dobratiqi harkon, sulmuesi me kokë gjen rrjetën për 0-2.
54′ Donat Vitija ndëshkohet me karton të kuq, Malisheva mbetet me 10 veta në fushë.
50′ Xhylani lësho rast ideal për Malishevën.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
45’+2 GOOL Debutuesit nga kryeqendra shënojn golin e parë historik në Superligë, Toni Gomes shënon nga afërsia.
40′ Veliu mbyll një aksion të mirë të skuadrës së tij, gjuan me të majtën nga cepi i majtë i zonës, për pak i pasaktë.
38′ Gomes rast ideal me kokë, shpëtojnë vendasit.
35′ Edhe 10 minuta deri në fund të pjesës së parë, Malisheva ka iniciativë, por debutuesit në Superligë, Prishtina e Re po mbrohet mirë.
27′ Gomes ka qëlluar shtyllën.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Vitia, Ndjigi, Aliu, Bruti, Xhylani, Ibishi. Trajner: Qatip Osmani.
Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Azizi, Prençi, Rudaj, Dadet, Baholli, Ahmeti, Gomes, Fazliu, Dobratiqi. Trajner: Elon Berisha.