Torcida e revoltuar, nuk pajtohet me eliminimin ndaj Dinamos – protestë edhe pas fitores

Torcida Split
Torcida Split

Edhe pse Hajduku i Splitit shënoi fitore bindëse ndaj Slaven Belupos në kampionat, atmosfera në tribuna nuk ishte aspak festive. Tifozët e zjarrtë të klubit, Torcida, shprehën hapur pakënaqësinë e tyre ndaj eliminimit të fundit nga Dinamo e Tiranës në garat evropiane, përcjellë Kërlaçki.

Gjatë gjithë ndeshjes u dëgjuan brohorima protestuese dhe pankarta që kritikonin drejtuesit dhe ekipin për paraqitjen zhgënjyese në Evropë. Për Torcidën, triumfi i sotëm në kampionat nuk mjafton për të zbutur zhgënjimin që i ka shkaktuar eliminimi i parakohshëm.

Kjo situatë tensioni vjen në një moment kur skuadra duket se po rikthehet në formë, por raporti me tifozët mbetet i trazuar.

Rreth minutës së 20-të, Torcida ngriti një pankartë ku shkruhej: “Prej vitesh skenari është i njëjtë, vjeshta në Evropë nuk është në listën tuaj të pagave? Sa para u duhen p*rdhacëve për pak guxim, sa nerva për pak nga gëzimi ynë?” Pas kësaj, shpërtheu një brohoritje e fuqishme: “Turp të kesh, Hajduk!”.

torcida split
torcida split

Hajduku e vazhdoi serinë e fitoreve me tri ndeshje radhazi në kampionat këtë sezon të ri. Me këtë rezultat, ata u barazuan me liderin Dinamon, i cili gjithashtu ka nëntë pikë, por me një golaverazh më të mirë. Megjithatë, pas ndeshjes ndodhën skena të pakëndshme.

Torcida fillimisht thirri lojtarët e Hajdukut që të vinin drejt tribunës veriore, dhe kur ata iu përgjigjën thirrjes të udhëhequr nga kapiteni Marko Livaja dhe ky i fundit arriti deri tek reklamat, nisi një ndezje masive fishekzjarrësh. Shumë flakadanë përfunduan në fushë, duke detyruar lojtarët të largoheshin dhe të zhvendoseshin drejt qendrës së fushës. Kjo sjellje nuk u prit mirë nga pjesa tjetër e tifozëve të Hajdukut, të cilët filluan të këndonin: “Të dua, Hajduk!”

Ron Raçi luan 90 minuta të plota në fitoren bindëse të Hajdukut