Real Madrid zgjedh kapitenin e ri dhe ndihmësit e tij 

Dani Carvajal
Dani Carvajal

Ndërrim epoke në “Santiago Bernabéu” – Me përgatitjet e sezonit të ri që nisin më 4 gusht, Real Madrid e nis sezonin pa dy legjendat e klubit – Luka Modrić dhe Lucas Vázquez – të cilët janë larguar këtë verë, duke lënë një boshllëk autoriteti në dhomat e zhveshjes.

Dani Carvajal, i vetmi “mbijetuar” nga vitet e shumta triumfuese të Champions-it, do të mbajë shiritin e kapitenit në çdo ndeshje ku do të jetë në fushë.

Ndërsa, Federico Valverde do të jetë kapiteni i dytë. Portieri, Thibaut Courtois – do të mbajë rolin e kapitenit të tretë.

Vinícius Jr. – si kapiteni i katërt, për sa kohë që do të jetë ende pjesë e klubit bazuar në kontratën që i skadon në qershor 2027.

Në rast largimit të Vinícius Jr., rregullorja e brendshme e klubit parashikon se shiritin mund ta marrin mesfushori Dani Ceballos, Brahim Díaz, Eder Militao, ose edhe Rodrygo Goes.