Emiliano Martinez drejt gjigantit të Premierligës?

Emiliano Martinez
Emiliano Martinez

“Djajtë e kuq” po shqyrtojnë alternativa të reja për portën, pas vështirësive që Andre Onana pati gjatë sezonit të kaluar.

Sipas The Sun, Emiliano Martinez, 32-vjeçari i Aston Villas dhe Argjentinës, ka lënë përshtypje të mira te drejtuesit e Manchester United me paraqitjet e tij të qëndrueshme.

Raportohet se edhe vetë Martinez është i interesuar për një kalim në “Old Trafford”.

Megjithatë, Aston Villa ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë portierin.

Ai është i lidhur me klubin edhe për katër vite të tjera, çka i jep klubit një pozicion të fortë në çdo negociatë të mundshme.