
Drita do të përballet me FCSB-në (Steaua Bukuresht) në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, në një sfidë që pritet të ngjallë interes të madh.
Përpara kësaj ndeshjeje, presidenti i njohur për deklarata të forta, Gigi Becali, ka komentuar kundërshtarin nga Kosova në mënyrë të pazakontë. Ai ka lënë të kuptohet se çdo rezultat përveç kualifikimit për FCSB-në do të ishte i papranueshëm.
“Nëse Kosova (Drita), nga ku është kundërshtari ynë i radhës në Ligën e Evropës na mposhtë, le ta lëmë edhe futbollin. Unë nuk dua ta bëjë këtë, por kështu duhet të jetë. Nuk mendoj se jemi më të dobët se ata (Drita)”, tha Becali, pak pas eliminimit të klubit të tij nga Shkëndija e Tetovës disa vite më parë.

Kampioni aktual i Kosovës, Drita, po kalon një moment të mirë formë dhe ka ambicie të qarta për të shkuar sa më larg në garat evropiane. Në rast të eliminimit të FCSB-së, gjilanasit do të siguronin grupet e Ligës së Konferencës dhe do të përfitonin edhe mundësinë për të luajtur në “play-off”-in e Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 gusht në Bukuresht, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Prishtinë. Pavarësisht deklaratave nga pala rumune, kjo përballje pritet të jetë shumë e luftuar në fushë dhe me interes të madh për publikun në të dy vendet.