Seth Pinkney bashkohet me skuadrën e Vëllaznimit

Seth Pinkney
Seth Pinkney

Skuadra kuqezi nga Gjakova ka zyrtarizuar afrimin e fundit për sezonin e ri, duke shtuar në radhët e saj qendrën amerikane Seth Pinkney.

Me një gjatësi prej 2.16 metrash, Pinkney është një prani mbresëlënëse nën kosh dhe pritet të sjell përvojë ndërkombëtare nga kampionate si ai i Qipros dhe Meksikës.

Basketbollisti ka luajtur më parë për Apollon Limassol në Qipro dhe së fundmi ka qenë pjesë e Frayles në Meksikë. Karriera e tij përfshin edhe eksperiencën në ligën elitare të kolegjeve amerikane NCAA, ku ka përfaqësuar skuadrat Quinnipiac Bobcats dhe Florida Gulf Coast.

Pinkney njihet për aftësitë e tij mbrojtëse, kërcimet e fuqishme dhe ndikimin në lojë edhe pa top në dorë. Ai është një lojtar që sjell energji dhe intensitet, veçanërisht në fazën mbrojtëse, duke e bërë një armë të fortë për skuadrën KuqEZi në sezonin që vjen.

Përforcimi i radhës po konfirmon ambiciet e klubit për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe të balancuar në çdo repart.