Drita mëson kundërshtarin e mundshëm në Konferencë Ligë nëse nuk e kalon Steauan e Bukureshtit

Drita
Drita

Shorti për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës u hodh sot në Nyon. Në këtë short, Drita ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm nëse nuk e kalon Steauën e Bukureshtit (FCSB).

Në rast të eliminimit nga skuadra rumune, Drita do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Differdange 03 nga Luksemburgu dhe Levadia nga Estonia, përcjellë “Kërlaçki”.

Ky është rival i mundshëm për ekipin nga Gjilani.

Ndeshja e parë e fazës “play-off” do të zhvillohet më 21 gusht, ndërsa takimi i kthimit është planifikuar më 28 gusht.

Të dy ndeshjet do të jenë vendimtare për kalimin në fazën e grupeve.

Kjo fazë është shumë e rëndësishme për Dritën, e cila kërkon të vazhdojë aventurën evropiane.

Ndeshja e parë mes Steauas së Bukureshtit dhe Dritës zhvillohet të enjten në Rumani.

shorti i uefa-s
shorti i uefa-s