
Është padyshim ndër imazhet më të pazakonta të lidhura me botën e futbollit: Dick Advocaat dhe Louis van Gaal, në vitin 1995, u shfaqen në një fotosesion të sikletshëm, duke pozuar pranë dy modeleve të veshura minimalisht, të lyer me bojë trupore në ngjyrat përkatëse të Ajax-it dhe PSV-së.
Futbolli holandez ka një histori të veçantë me fotografi promovuese të pazakonta — mjafton të kujtojmë materialin tonë për “gjeniun e çuditshëm” Henk Blansjaar dhe fotografitë surrealiste të skuadrës në vitet ‘60. Por ky fotosesion me dy nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit holandez është një kapitull më vete.
Para ndeshjes Manchester United – Sunderland 3:0, trajneri i “Macave të Zeza” foli shkurtimisht për kontekstin e fotografisë së famshme me modelet:
“Ishte PSV kundër Ajax-it, nëse nuk gaboj. U befasuam kur mbërritëm. E kujtoj shumë mirë. Ishin tashmë të lyer, fatkeqësisht,” – u shpreh Advocaat me një buzëqeshje të sikletshme.
Ndërsa Advocaat duket paksa në siklet në foto, Van Gaal, përkundrazi, shfaqet dukshëm më i relaksuar – ndoshta edhe pak më shumë seç duhet – duke flirtuar me kufijtë e etikës dhe me epitetin e njohur “Mister Busy-Hands”.
