
Punimet në fushën e stadiumit Red Bull Arena nisën menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit të sezonit mes Salzburgut dhe SK Rapid Vienna dhe përfunduan për 9 javë.
Ajo që në pamje të parë mund të duket si një ndërrim i zakonshëm bari, në fakt është një projekt i thellë rindërtimi të të gjithë shtresave nën fushë, që datonin nga viti 2010, përcjellë “Kërlaçki”.
Sipas analizave teknike, sistemi i drenazhimit nëntokësor nuk funksiononte më në mënyrë optimale.
Shtresa me teknologji Fiberlastic, e instaluar në tetor të vitit 2018, ishte dëmtuar ndjeshëm për shkak të përdorimit të shpeshtë dhe mirëmbajtjes me makina të rënda.
Në një rajon si Salzburgu, ku reshjet e shiut janë të zakonshme dhe intensive, një sipërfaqe e depërtueshme është thelbësore për të garantuar zhvillimin normal të ndeshjeve.

Sistem i ri ujitjeje dhe drenazhi më efikas
Pjesë e përmirësimeve është edhe sistemi i ujitjes, që ishte i pandryshuar që prej vitit 2010.
Me teknologjinë e re, numri i spërkatësve do të rritet nga 12 në 20, duke siguruar shpërndarje më të barabartë dhe efikase të ujit, si gjatë ndeshjeve ashtu edhe në përditshmëri.
Klubi ka vendosur të mbetet te një fushë natyrale, për të ruajtur fleksibilitetin në menaxhimin e saj në të ardhmen.
Kjo zgjedhje mundëson zëvendësimin e pjesëve të caktuara të barit ose të tërë sipërfaqes nëse është e nevojshme.
Fusha e re u finalizua për nëntë javë – tashmë një sipërfaqe që ofron kushte optimale për futboll të nivelit të lartë.
