ZYRTARE: Malisheva transferon sulmuesin e Ballkanit!

Malisheva
Malisheva

Krenar Dulaj është përforcimi më i ri i Malishevës në afatin kalimtar veror. Sulmuesi 20-vjeçar i është bashkuar skuadrës bardhekaltër pasi ka mbyllur aventurën e tij te Ballkani.

I rritur si futbollist në radhët e skuadrës suharekase, Dulaj konsiderohet një emër premtues në futbollin kosovar.

Te Malisheva, ai pritet të ketë më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në vijën e sulmit.

Ky transferim vjen në kuadër të përpjekjeve të Malishevës për të ndërtuar një skuadër të re, të freskët dhe konkurruese për sezonin e ri të Superligës.

Klubi po investon në lojtarë të rinj dhe të talentuar që mund të ofrojnë energji dhe cilësi në fushë.

krenar dulaj
krenar dulaj