
Debutim i plotë prej 61 minutash në mesfushën e Milanit, pas transferimit të tij nga Club Brugge. Shfaqi një lojë solide dhe me shumë potencial.

Trajneri Massimiliano Allegri u shpreh i befasuar nga paraqitja e tij, “U çudita nga performanca e Jasharit” dhe shtoi se “për të luajtur në nivelet më të mëdha, duhet të jesh i përulur dhe inteligjent”.
Ndërsa pjesa e parë mbahet mend për golin e Santiago Gimenez, Jashari doli si një nga dritat pozitive të “Rossonerëve”. Edhe pse nuk shkëlqeu me gola, ai solli një fillim sulmi cilësor dhe tregoi se mund të jetë element vendimtar për kreativitetin në mesfushë.
Ndërkaq, pjesa e dytë i gjeti Rosonerët me presionin e shtuar të Leeds-it, dhe kthesë rezultati 1‑1 në favor të anglezëve.