Kosova deklason Britaninë e Madhe dhe mbyll Evropianin U17 në vendin e shtatë!

Kosova U17
Kosova U17

Kosova U17 e mbylli me fitore Kampionatin Evropian U17 B që po mbahet në Prishtinë.

Vashat dardane deklasuan Britaninë e Madhe me rezultatin 35-22 në duelin për vendin e shtatë, raporton “Kërlaçki”.

Ndeshja u dominua nga vajzat e trajnerit Verim Zherka që nga minuta e parë, duke treguar një nivel më të lartë se kundërshtarja.

Paraprakisht, Kosova regjistroi katër humbje ndaj Bullgarisë, Finlandës, Letonisë dhe Izraelit, ndërsa kjo ishte ndeshja e pestë për ekipin.

Finalja e kampionatit zhvillohet sonte mes Finlandës dhe Italisë.

kosova u17
kosova u17