
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili u mbajt sot me pjesëmarrjen e 50 delegatëve, një nga pikat e rendit të ditës ishte zgjedhja e përfaqësuesit të futbollistëve në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.
Me unanimitet votash, delegatët zgjodhën Samir Ujkanin, ish-portierin e Kombëtares së Kosovës, si anëtar të këtij organi drejtues.
Presidenti Agim Ademi vlerësoi unitetin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve në kuvend.
Ai pas votimit të ndryshimeve statutare falënderoi delegatët unitetin dhe kompaktësinë që kanë treguar në të gjitha kohërat.
”E thanë edhe përfaqësuesit e UEFA-s e FIFA-s se futbolli gjithkund në botë duhet të jetë unik për të shkuar përpara. Tashmë të gjitha klubet dhe ne si FFK jemi në harmoni me Ligjin e Sportit dhe me statutet e UEFA-s e FIFA-s”.
Asnjë votë kundër – FFK miraton pa asnjë kundërshtim ndryshimet e kërkuara nga MKRS
Punimet e kuvendit, në emër të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström i përshëndeti Marco Ferri, koordinator rajonal i FIFA-s.
Ai theksoi bashkëpunimin e frytshëm me FFK-në dhe vuri në pah sukseset e kombëtares së Kosovës:
“Jemi mbledhur këtu për një kuvend të jashtëzakonshëm për ndryshimet statutore dhe tema të ndryshme. Kemi pasur një bashkëpunim shumë konstruktiv me FFK-në për ndryshimet statutore. Ne në FIFA e kemi çmuar transparencën që ka treguar Federata juaj dhe jemi të kënaqur që propozimet tona për ndryshime janë marrë parasysh. Besoj se ky bashkëpunim paraqet një shembull të ri të një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm mes FFK-së dhe FIFA-s gjatë viteve të fundit”, tha ai.
