A mund të befasojë trajneri Ilir Daja edhe Jagiellonian?

Ilir Daja
Ilir Daja në konferencë për media

Dinamo të enjten zbret në fushë për njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të historisë së klubit, atë të Play Off-it të UEFA Conference League kundër Jagiellonia Bialystok.

Takimi zhvillohet më 21 gusht 2025, duke filluar nga ora 20:15, në stadiumin “Chorten Arena” të Bialystokut.

Pas paraqitjeve të forta në raundet e mëparshme, të drejtuarit nga trajneri Ilir Daja synojnë të shënojnë një tjetër surprizë në arenën evropiane, duke e sfiduar skuadrën polake për një vend në fazën e grupeve të këtij kompeticioni prestigjioz.

Tifozët e Dinamos shpresojnë që eksperienca dhe intuita e trajnerit Daja të mund të bëjnë diferencën, duke e kthyer këtë përballje në një histori suksesi për futbollin shqiptar.