Amar Gërxhaliu gjen skuadër të re – transferohet te Erzurumspor në Turqi

Futbollisti kosovar, Amar Gërxhaliu, ka kompletuar transferimin e tij të ri dhe është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Erzurumsporit, skuadër që garon në Ligën e Parë të Turqisë (kategoria e dytë).
Mbrojtësi 23-vjeçar i është bashkuar klubit si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Antalyasporin kishte përfunduar dhe nuk ishte rinovuar.
Lajmin për afrimin e tij e ka bërë të ditur vetë Erzurumspor përmes një videoje prezantuese në faqet zyrtare të rrjeteve sociale.
View this post on Instagram
Gërxhaliu, që është rritur si futbollist në Turqi, kishte marrë ftesën e parë në Kombëtaren A të Kosovës në vitin 2023 nga ish-përzgjedhësi Alain Giresse, për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.
Po ashtu, ai ishte aktivizuar edhe me Kosovën U21, në një kamp stërvitor në Antalia, ku zhvilloi një miqësore ndaj Grenlandës.
View this post on Instagram
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për ta rifilluar karrierën në një ambient të njohur dhe për të synuar rikthimin në skenën ndërkombëtare me përfaqësuesen e Kosovës.