Arbër Prekazi përshëndetet me Malisheven, skuadra e tij e re Liria?

Arber Prekazi
Arber Prekazi

Arbër Prekazi, qendërmbrojtësi 35-vjeçar përfundimisht është ndarë nga FC Malisheva, ka komunikuar klubi në njoftimin e fundit. Kërlaçki më parë ka njoftuar ekskluzivisht që „Preki“ tani e disa kohë ka përfunduar negociatat me anëtarin e Ligës së Parë, FC Liria.

„Arbër Prekazi sot përmbyll një epokë të lavdishme me klubin e FC Malisheva – dy vite të mbushura me emocione, kontribut dhe mirënjohje të ndërsjellë“, thuhet në njoftimin e FC Malisheva, përcjellë Kërlaçki.

Prekazi, në edicionin e fundit ka zhvilluar 32 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka regjistruar 3 asistime.

Ndërsa, ditëve në vijim pritet zyrtarimi te skuadra prizrenase, megjithëse atje janë shfaqur probleme të mëdha organizative, sidomos financiare.