Arrihet marrëveshja: PSG me transferim të papritur nga Premierliga!

Paris Saint-Germain
Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain dhe Bournemouth kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e mbrojtësit qendror ukrainas, Illia Zabarnyi.

Sipas BBC-së, klubet kanë rënë dakord për një tarifë bazë prej 52 milionë funte (rreth 60 milionë euro), ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë së shpejti.

Aktualisht, dy klubet janë ende në bisedime për detajet e tjera të marrëveshjes.

Bournemouth po insiston që me përfshirjen e bonuseve të ndryshme, vlera totale të arrijë në 70 milionë euro.

Zabarnyi iu bashkua Bournemouthit në janar të vitit 2023 për 22.7 milionë euro.

Në sezonin e fundit, ai realizoi një asistim në 39 paraqitje.

ilia zabernyi
ilia zabernyi