Arsenal zbulon gabimisht mbrojtësin e ri – gafë që ndezi komente të shumta

Arsenal
Arsenal

Arsenal bëri një gafë që rrallë të ndodhë: në faqen zyrtare të klubit, për pak kohë u shfaq fotografia e mbrojtësit të ri – Cristhian Mosquera – pavarësisht se zyrtarisht nuk ishte shpallur ende përforcimi i ardhshëm. Fotografia, që duket të jetë shkrepur gjatë intervistës së tij të parë në kampin stërvitor të Arsenalit në “London Colney”, u publikua gabimisht në vend të imazhit të sulmuesit Nonni Madueke, duke lënë pak hapsirë për interpretime.

Kush është Cristhian Mosquera?

21-vjeçari luan qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë thuhet se nga Valencia do të kaloj për rreth 13 milionë paund plus bonuse tek “topgjinjtë” e Londrës. Mosquera ka luajtur 90 ndeshje për ekipin e parë, duke qenë titullar në 37 nga 38 ndeshje të sezonit të fundit të La Ligës .

Ndërsa, nga largimi i Takehiro Tomiyasu, pozita e mbrojtësit të djathtë ka mbetur bosh. Mosquera sjell konkurencë në mbrojtje dhe fleksibilitet për dy pozicione, duke plotësuar një nevojë akute për skuadren angleze.

cristhian mosquera
cristhian mosqueravalencia

Zyrtarizimet e deritanishme

Martín Zubimendi (Real Sociedad), Christian Nørgaard (Brentford), Kepa Arrizabalaga (Chelsea) Nonni Madueke – zyrtarizuar tashmë për 48‑52 milionë paund.

Klubi shpreson gjithashtu të finalizojë marrëveshjen me sulmuesin Victor Gyökeres (Sporting Lisbonë) dhe po synon edhe mesfushorin Eberechi Eze (Crystal Palace).

Reagimi online pas gabimit rastësor

Në momentin që fotografia u shpërnda, tifozët reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke ndarë pamjet dhe debatuar për transferimin e ardhshëm. Ndërkohë, gabimi që shkaktoi dyshime nuk dëshmon vetëm emocionin e tifozëve, por edhe çfarë do të thotë për imazhin dhe politikën e komunikimit të klubit në epokën e lajmeve të përshpejtuara.