Arsim Thaçi dhe Prishtina – gjithçka ka marrë fund, e konfirmon media e afërt me kryetarin e klubit!

Arsim Thaçi
Arsim Thaçi

Prishtina, pas eliminimit nga Larne në turin e dytë, pret të pësojë ndryshime edhe në shtabin teknik.

FC Prishtina ka një problem thelbësor në gjetjen e kryetrajnerit. Është sekret publik që Thaçi ishte një zgjedhje emergjente pas shkarkimit të Cavallit, dhe zyrtarët e klubit nuk gëzonin besim ndaj kryetrajnerit.

Shpesh, në mes të rreshtave nga ta dëgjohej se Prishtina “e ka ndihmësin e mirë (!)” – flitet për Blerim Bunjakun – por bardhekaltrit nuk treguan ndonjë aftësi të veçantë në fushë, prej asaj që pamë të gjithë.

Pra, largimi i kryetrajnerit Thaçi është një rrjedhë logjike e ngjarjeve në ekip. Mbetën orët, ose mbase ditët, deri te konfirmimi zyrtar, edhe pse tashmë emisioni “Dueli Sportiv”, i afërt me kryetarin e FC Prishtina, e paralajmëroi mbrëmë një regji të tillë.

Në tekstin e ardhshëm do të analizojmë se kush mund të vijë si kryetrajner, mundësitë reale dhe trajnerët e lirë.

blerim bunjaku
blerim bunjaku