
“Kemi bërë përgatitje të mirë në Turqi, por këto i ka futbolli. Ka faktorë të ndryshëm”, ka thën kryetrajneri Thaçi për ndeshjen e parë të luajtur në Tiraspol, përcjellë Kërlaçki.
“Ishim edhe pa fat në disa situata, si Baftiu me dy raste dhe Veliu me shtyllën. Kur ke përballë një ekip si Sheriffi, gabimet kundër tyre nuk falen. Ne kemi llogaritur që janë ekip i fortë, por ndoshta e kemi tejçmuar më shumë sesa duhet, dhe kjo ka ndikuar te performanca dhe disa gabime të lojtarëve.” “Jemi të fokusuar maksimalisht, mendojmë më shumë për lojën nesërme, pastaj do të mendojmë për Konferencën”, ka thënë kryetrajneri bardhekaltër në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme, Prishtina – Sheriff.
“Po pretendojmë më shumë se sa duket imagjinare, por pastaj kemi edhe një mundësi, që është Konferenca e Ligës. Do të ishte shumë e rëndësishme të fitonim nesër, me çfarëdo rezultati”, ka thënë Thaçi.
“Më së miri e dimë vetë ne, sepse kemi bërë gabime si klub. Ikja e Gallapenit na ka dëmtuar, sepse kishim pretenduar që ai të ishte pjesë e ekipit tonë, por klubi ku ishte ai nuk e pranoi të na e lejtone në ndeshje. Për ekipin humbja e tij prishi mbrojtën tonë”, ka komentuar trajneri prishtinas ikjen e Gallapenit.
Thaçi: “Prurjet e reja duhet të kenë kohën e tyre për t’u përgatitur për ndeshjet në vazhdim.”
“Duke parë cilësitë e tyre, Baftiu dhe Veliu janë shumë të rrezikshëm, të cilët erdhën nga Llapi. Namani është i dëshmuar në futbollin e Kosovës dhe na është dashur. Por nuk është e lehtë të zëvendësohen futbollistët që kanë ikur nga Prishtina, ndaj u duhet kohë”, është përgjigjur në pyetjen e Kërlaçkit rreth komponimit të skuadrës.
Ardian Limani: Mendoj se cilësia është shumë afërt, edhe pse ndoshta mund të dukem naiv, por ashtu mendoj
“Rezultati nuk ka qenë pasqyrë reale. Por gabimet individuale na kushtuan. Përvoja luan rol të madh në këto ndeshje. Po mendojmë me të gjitha forcat të dalim nesër në fushë, është shumë e vështirë, por jemi të bindur për të luftuar”, ka thënë mbrojtësi me përvojë, Ardian Limani.
“Pa dëshiruar të mohoj cilësinë e Sheriffit, rezultati që pësuam nuk është në përputhje me atë që treguam. Mendoj që jemi të afërt me ta. Por ishin disa faktorë. Na duhet edhe komponimi i ekipit, ndërsa ata ishin në ritëm sepse kishin filluar kampionatin më herët. Mendoj se cilësia është shumë afërt, edhe pse ndoshta mund të dukem naiv, por ashtu mendoj”, ka përfunduar Limani, përcjell Kërlaçki.
Hinterlasse jetzt einen Kommentar