
Mbrojtësi ukrainas, 21-vjeçari Artur Shamrov i bashkohet skuadrës së superligës në fazën përgatitore në Banjsko të Bullgarisë, përcjellë Kërlaçki.
“Mbrojtësi ukrainas vije në skuadrën tonë pas një aventure me ekipin U23 të Estrela Amadora në Portugali. Ai është i formuar në akademitë e njohura ukrainase Metalist FC dhe Arena Kharkiv FC, dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë të Lokomotyv Kievi”, thuhet në njoftimin e klubit klinas, megjithëse nuk ka shumë informacione për lojtarin në fjalë.
“Shamrov është aktualisht në fazën përgatitore me skuadrën dhe pritet të ofrojë kontributin maksimal për realizimin e objektivave të përbashkëta gjatë sezonit”, mbyllet njoftimi i klubit të Dukagjinit.
PAMJE NGA FAZA PËRGATITORE E DUKAGJINIT NË BULLGARI
Ndërsa skuadra e gjëlbër e prirë nga trajneri Ismet Munishi, ka dhënë edhe pamje nga qëndrimi në fazën e dytë përgatitore që po e mbajnë në Banjksa të Bullgarisë.