Ballistat me udhëtim të organizuar drejt Shkupit

#image_title

Ballistat, të martën me udhëtim të organizuar drejt Shkupit për të përkrahur Shkëndijën

Ballistat, tifozët e Shkëndijës do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar drejt Shkupit, për të mbështetur ekipin në ndeshjen e rëndësishme europiane kundër skuadrës TNS.

Të bashkuar si një zë i vetëm, ata synojnë të jenë forca shtytëse nga tribuna në këtë sfidë të madhe, është motoja e njërit prej grupeve më të mëdha tifozerike shqiptare.

Mbështetja masive konsiderohet si një obligim moral dhe tifozëror. Shkëndija ka nevojë për përkrahjen e çdo tifozi, ndaj prania e të gjithëve është thelbësore në këtë rrugëtim europian.

Shkëndija ndeshjen e saj ndërkombëtare e zhvillon në Shkup pasi që stadiumi i qytetit në Tetovë nuk i ka plotësuar kushte as më parë, ndërsa tani është në renovim të plotë.

Kuqezinjtë në ndeshjen e parë në Uells është ndarë baras, 0-0.