
Ballkani do të mësojë sonte kundërshtarin e tij në raundin e dytë të Konferencë Ligës, ndërsa nënkampioni i Kosovës pret me padurim të vazhdojë rrugëtimin në këtë kompeticion evropian.
Skuadra kosovare do të përballet me fituesin e çiftit Haverfordwest – Floriana, një përballje që do të vendoset pas ndeshjes së kthimit që zhvillohet sonte, përcjellë „Kërlaçki“.
Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me fitore 2:1 për skuadrën malteze Floriana ndaj uellsianëve të Haverfordwest.
Ballkani synon të përsërisë sukseset e mëparshme në Evropë dhe të arrijë një rrugëtim të gjatë në këtë sezon.
Kujtojmë që suharekasit ishin skuadra e parë kosovare që arriti pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Konferencë Ligës, dhe atë dy herë nën drejtimin e Ilir Dajës.