
Pas fitores minimale 1-0 në “Fadil Vokrri”, Ballkani do të kërkojë sot në Dublin biletën për fazën tjetër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja ndaj Shamrock Rovers nis nga ora 21:00, ndërsa kampionët e Kosovës pritet të zbresin në fushë me të njëjtën skemë 4-2-3-1 të trajnerit Orges Shehi, me një ndryshim të vetëm në përbërje.
Në portë do të jetë Adnan Golubovic. Mbrojtja pritet të përbëhet nga Geralb Smajli në të djathtë, Arbër Potoku në të majtë, ndërsa në qendër rikthehet Bajram Jashanica, i cili do të luajë përkrah një tjetër shtylle të prapavijës. Me të në qendër, Gentrit Halili.

Në mesfushë, dyshja Albert Diene dhe Ardit Deliu do të kenë rolin mbrojtës, ndërsa përpara tyre do të vendosen Walid Hamidi në krahun e djathtë, Almir Kryeziu në të majtin dhe Giovanni në qendër si organizator i lojës.
Në sulm, Sunday Adetunji mbetet pika kryesore e referencës për golat e skuadrës.
