Ballkani në skenën evropiane – sfidë e parë ndaj Floriana FC në “Fadil Vokrri”

Ballkani
Ballkani

Ballkani nis sonte aventurën evropiane për edicionin 2024/25 në përballje me Floriana FC. 

Nënkampioni i Kosovës do të zbresë në fushë për herë të parë këtë sezon në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Takimi i parë zhvillohet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku skuadra nga Suhareka përballet me ekipin maltez Floriana FC, me fillim nga ora 20:30.

Të udhëhequr nga trajneri Orges Shehi, Ballkani synon një rezultat pozitiv në shtëpi, për të krijuar avantazh para sfidës së kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Maltë.