
Barcelona zyrtarizoi transferimin e Marcus Rashford përmes një huazimi nga Manchester United për edicionin 2025/26, me një opsion blerjeje prej rreth 30‑35 milionë euro në qershor 2026. Barça do ta mbulojë plotësisht pagën e sulmuesit anglez, i cili ka pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës për t’u bashkuar me klubin katalanas.
27‑vjeçari do të mbajë fanellën ikonike me numër 14 në Camp Nou (e njëjta që kanë mbajtur Thierry Henry dhe Javier Mascherano). Në prezantim, Rashford u shpreh i gëzuar dhe i emocionuar: “Për mua, ky është një klub ku ëndrrat realizohen… Ndihem si në shtëpi”.
Ky lëvizje pason një periudhë të vështirë në Manchester United, ku Rashford u konsiderua i tepërt nga trajneri Ruben Amorim dhe nuk u aktivizua qysh nga dhjetori i vitit 2024. Ai kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Aston Villa, ku shënoi 2 gola në 10 paraqitje.
Barcelona e shikon si një përforcim të rëndësishëm në ofensivë, duke zgjeruar rolin me lojtarë të tjerë si Lewandowski, Raphinha e Lamine Yamal. Rashford do të jetë i gatshëm për turneun përgatitor në Japoni dhe Korenë e Jugut, me ndeshje hapëse më 27 korrik ndaj Vissel Kobe.
📞 “Yeah… It’s official.”
Rashford follows in Lineker’s footsteps. pic.twitter.com/ZvbnDAtbax— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2025

Kush është Marcus Rashford?
Marcus Rashford (26) e nisi karrierën në akademinë e Manchester United, ku debutoi me ekipin e parë në vitin 2016. Që në ndeshjet e para spikati me paraqitjet dhe golat e tij, duke u bërë një nga figurat simbol të klubit anglez.
Me fanellën e United ka zhvilluar mbi 380 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 125 gola. Gjatë karrierës së tij në klub ka fituar FA Cup, Carabao Cup, Community Shield dhe Europa League. Përveç arritjeve në fushë, Rashford është një figurë e dalluar edhe jashtë saj, veçanërisht për angazhimin humanitar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ai ishte në huazim te Aston Villa, ku në 17 ndeshje realizoi katër gola dhe dhuroi gjashtë asistime. Në total me Manchester United ka 426 paraqitje, 138 gola dhe 77 asistime. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale është rreth 50 milionë euro.