Bashkimi zyrtarizon amerikanin Lake, kompleton një treshe të fuqishme!

Klubi prizrenas Bashkimi po vazhdon me përforcimet në prag të edicionit të ri të basketbollit, duke synuar një paraqitje sa më konkurruese.

Të mërkurën, Bashkimi ka zyrtarizuar afrimin e qendrës amerikane De’Quon Lake.

Basketbollisti 208 centimetra i gjatë vjen me përvojë të konsiderueshme nga ligat evropiane.

Pas përfundimit të karrierës kolegjiate në NCAA, Lake ka luajtur në disa shtete si Hungaria, Bjellorusia, Porto Riko dhe Polonia.

Edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës Atomeromu në Hungari, ku regjistroi mesatare prej 9.2 pikësh dhe 7.1 kërcimesh për ndeshje.

Lake i bashkohet dy amerikanëve tjerë tashmë të angazhuar nga Bashkimi, Kyan Anderson dhe Jeremiah Bailey, duke e kompletuar kështu një treshe të huajsh me potencial të madh për të ndihmuar ekipin në objektivat e sezonit të ri.

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen