Baton Zabergja po i troket Foda-s, shënon për Dinamon në Andorrë

Pas një përballje emocionuese në Andorrë, sulmuesi i Dinamo City, Baton Zabergja, gjendet në qendër të vëmendjes pas golit të tij të barazimit.
Ndeshja, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Europa Conference League, u zhvilluar ndaj Atletic Escaldes (2-1). Skuadra shqiptare u gjend në disavantazh që në pjesën e parë, por më 65‑në, Zabergja reagoi, duke shënuar golin e barazimit 1–1 — një moment që dha shumë shpresë për pastaj triumfin me golin e Qardakut (86′).
Zabergja, me fanellën nr. 7, zuri vendin në formacion që në start dhe ndryshoi kursin e ndeshjes me këtë goditje kyçe. Përtej golit, performanca e tij u mbështet nga diskutimet në media, që evidentojnë cilësitë e tij fizike (1.85 m), teknikën dhe rolin vendimtar në ofensivë.
Pikërisht kjo ndeshje vjen pas një sezoni solid në Kategorinë Superiore, ku Batoni ka qenë një figurë kyçe për Dinamon, me 17 gola në 69 paraqitje në kampionatet e derinatishme në Kategorinë Superiore. Goli për 1–1 në Andorrë është një sinjal pozitiv, ai tregon se lojtari nuk resht së dhëni kontributin edhe në ndeshjet me presion të lartë.
Zabërgja, po ashtu ka debutuar tanimë për Kombëtaren e Kosovës duke zhvilluar dy ndeshje miqësore. Me këtë përformancë që po jep, lirisht mund të themi se është duke trokitur në dyert e seleksiunesit të „Dardanëve“, Franco Foda

Baton Zabergja, Kosova