BBC: Përballje me pak raste të rrezikshme, skuadra kosovare pati dy mundësi të pastra në pjesën e dytë

BBC: Përballje me pak raste të rrezikshme, skuadra kosovare pati dy mundësi të pastra në pjesën e dytë
Larne - FCP

Ndeshja u luajt në stadiumin Ballymena Showgrounds, pasi fusha e Inver Park të Larne nuk i plotësoi standardet e kërkuara nga FIFA Pro. Në një përballje me pak raste të rrezikshme, skuadra kosovare pati dy mundësi të pastra në pjesën e dytë, të cilat u shpëtuan në vijën fatale. Takimi i kthimit do të zhvillohet në Prishtinë të enjten, më 31 korrik, shkruan BBC, përcjellë Kërlaçki.

BBC
BBC njofton raporton për takimin, Larne – Prishtina 0-0

„Portieri i Larne, Rohan Ferguson, priti dy herë radhazi goditjet e Leutrim Kryeziut kur kishin mbetur 23 minuta lojë. Në vazhdim, Xhelbrim Taipi u duk se do të shënonte nga afër, por Ryan Nolan arriti të ndërhynte vendimtar në momentin e fundit.

Mbrojtësi, që dikur ka luajtur për Herculesin, ishte sërish në vendin e duhur pak minuta më vonë, duke larguar me kokë nga vija goditjen e Akileu Ndrecës.

Pas një pjese të parë me pak raste, ku Dylan Sloan u ndal nga portieri mysafir Ardit Nika pas vetëm 11 minutash lojë, dhe Blendi Baftiu goditi me kokë drejt e në duart e Fergusonit, kartonët dhe ndërhyrjet e forta sollën më shumë gjallëri në pjesën e dytë.

Barazimi e lë përballjen të hapur, me fituesin që do të përballet me ekipin që kalon më tej nga dueli mes skuadrës portugeze CD Santa Clara dhe asaj kroate NK Varaždin“, ka qenë komentimi i medias britanike, njëherësh medias më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar për ndeshjen e sontme, Larne – Prishtina (0-0)