Beqiri pas kualifikimit: “Zemra dhe pasioni mundën milionat”

Jeton Beqiri në konferencë
Jeton Beqiri në konferencë

Jeton Beqiri, trajneriu i Shkëndijës e ka përshkruar me emocione të mëdha kualifikimin historik të skuadrës së tij në raundin e tretë të UEFA Champions League, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe guximit në përgatitjet për ndeshjen, përcjellë Kërlaçki.

Ai u shpreh i bindur që skuadra e tij do t’i kishte rastet për të fituar dhe për fat të mirë ato u shfrytëzuan. Beqiri vlerësoi lart përkushtimin dhe shpirtin luftarak të lojtarëve të tij, duke nënvizuar se nuk janë milionat që vendosin, por zemra me të cilën luhet futbolli.

Qarabag-u, kundërshtari i radhës: “Një ekip serioz dhe i organizuar”
Beqiri konfirmoi se Ballkani do ta respektojë në maksimum Qarabag-un, sikurse kishte bërë edhe me Steauan, duke e cilësuar ekipin nga Azerbajxhani si shumë të fortë dhe të mirëorganizuar.

“Ishte ndeshje me shumë emocione dhe gjatë tërë javës punoja që të arrinim të kishim besim, të kemi guxim dhe të mendojmë që mund të fitojmë këtu dhe vetëm në atë mënyrë kishim mundësi kualifikimi. E dija që do t’i kishim rastet tona dhe për fat të mirë ne i shfrytëzuam rastet tona”, ka shpjeguar Beqiri kualifikimin historik.

“Futbolli luhet në fushë dhe jo në deklarata. Dallimin nuk e bëjnë milionat, por dallimin në momente të veçanta e bënë pasioni dhe zemra me të cilën e luan futbollin”, ka thënë Beqiri duke iu referuar deklaratave kryesisht të skuadrës rumune.

“Do ta rrespektojmë po njëjtë kundërshtarin e njëjtë, Qarabag-un, i cili është një ekip shumë serioz dhe shumë i organizuar ashtu siç ishte edhe Steaua”, ka folur Beqiri për kundërshtarin e ardhshëm.

Konferenca për shtyp nga Jeton Beqiri