
FC Prishtina ka njoftuar se të mërkurën (16 korrik), prej orës 15:00, do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol.
Tifozët mund t’i blejnë në dy lokacione: Sheshi Skënderbeu dhe Newborn, përcjellë “Kërlaçki”.
Çmimet e biletave janë të ndara sipas tribunave:
- Lindje: 3 €
- Perëndim: 5 €
- VIP: 10 €
- Jug: Plisat
Ndeshja luhet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina vjen pas humbjes 4:0 në takimin e parë në Tiraspol dhe do të kërkojë një paraqitje dinjitoze para publikut të vet.
Hinterlasse jetzt einen Kommentar