
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka bërë një hap të ri dhe të papritur në karrierë, duke hyrë në botën e sportit si menaxher futbolli.
Ai ka marrë nën menaxhim talentin e ri premtues, Enis Berisha, i cili është pjesë e agjencisë MarsProAgency, madje duke i sigruar menjëherë transferim në Kroaci,
Falë punës dhe përkushtimit të Bleros dhe ekipit të tij, Berisha ka realizuar një transferim të rëndësishëm te klubi kroat Slaven Belupo, që garon në Superligën e Kroacisë, duke hapur një kapitull të ri drejt një karriere ndërkombëtare.

Blero ka falënderuar FC Prishtinën për bashkëpunimin korrekt dhe profesional gjatë procesit, duke theksuar se pa këtë mbështetje transferimi nuk do të ishte i mundur.
“Urime Enis Berisha! Të presin suksese të mëdha dhe një karrierë e artë në futboll. Shkëlqe gjithmonë”, – ka shkruar ai në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Ky hap tregon se artisti nuk kufizohet vetëm në muzikë, por është gati të sfidojë veten edhe në fusha të tjera, duke sjellë energjinë dhe pasionin e tij edhe në sport. Sa i përket të ardhmes muzikore, mbetet të shihet nëse Blero do të vazhdojë paralelisht edhe me projekte në muzikë.