Lojtari kosovar i CS2, Makazze, do të debutojë zyrtarisht te ekipi legjendar NAVI në IEM Cologne!

Makazze
Makazze

Lojtari kosovar i Counter-Strike 2, Makazze, do të debutojë zyrtarisht me ekipin e parë te skuadra me famë botërore, Natus Vincere (NAVI) në turneun prestigjioz IEM Cologne 2025.

Pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin akademik, Makazze është promovuar në skuadrën kryesore, duke bërë hapin më të madh në karrierën e tij deri më tani, përcjellë “Kërlaçki”.

Ky debutim vjen në një nga garat më të mëdha të sezonit – Intel Extreme Masters Cologne 2025, e cila po mbahet në LANXESS Arena në Këln, Gjermani.

Turneu mbledh 24 prej skuadrave më të mira në botë dhe ka një fond shpërblimi prej 1 milion dollarësh.

Gara zhvillohet në tri faza: Play-In, Grupet dhe Playoffs, me finalen që do të luhet në një format best-of-five.

IEM Cologne është pjesë e ESL Pro Tour dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më prestigjioze në skenën e CS2, shpesh e quajtur edhe “Katedralja e Counter-Strike”.

makazze
makazze