
Dinamo City ka përmbyllur me sukses fazën përgatitore, duke fituar 3-1 ndaj Pogradecit në miqësoren e fundit.
Në këtë ndeshje u dalluan dy futbollistë tanë: Baton Zabërgja dhe Hekuran Berisha, të cilët shënuan nga një gol dhe konfirmuan formën e mirë para ndeshjeve të Ligës së Konferencës.
Baton Zabërgja dhe Hekuran Berisha
Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Dinamo City duket e përgatitur dhe me ritëm për sfidat që e presin. Baton Zabërgja, me depërtimet dhe kontributin e tij në fazën ofensive, po fiton gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik.
Ndërsa Berisha, me qetësinë dhe saktësinë e tij, po tregohet vendimtar në zonën e rreptësisë.
Skuadra kryeqytetase do të nisë rrugëtimin evropian nga turi i dytë eliminator në Ligën e Konferencës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Atletic Club d’Escaldes (Andorra) – F91 Diddeleng (Luksemburg).
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 24 korrik në transfertë, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Tiranë.