
FC Drita ka hedhur shitjen e biletave nga dita e hënë për ndeshjen e raundit të tretë të UEFA Europa League ndaj skuadrës rumune FCSB e cila zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Biletat do të shiten fizikisht nga ora 18:00, para Teatrit të Qytetit. Po ashtu, në ditën e ndeshjes, tifozët do të kenë mundësi t’i blejnë ato edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të jenë të hapura tri pika shitjeje.
Çmimet e biletave janë:
Tribuna Veri – 3 €
Tribuna Lindje – 5 €
Tribuna Perëndim – 10 €
VIP – 20 € (me katering “all inclusive”)
Ndeshja pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë, ndërsa interesimi i tifozëve pritet të jetë i madh. Ndeshjen e parë kanë fituar skuadra rumune, 3-2.