Divock Origi pranë prishjes së kontratës me Milanin

Origi
Origi

Divock Origi është shumë pranë largimit përfundimtar nga Milan, pas një periudhe të errët jashtë planeve të ekipit të parë. Sulmuesi belg, që iu bashkua klubit italian në verën e vitit 2022, nuk arriti të tregojë veten dhe përfundoi sezonin e fundit me ekipin rezervë.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, përcjellë Kërlaçki, Milani dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës, me Origin që do të përfitojë një pjesë të pagës si kompensim (rreth 2 milionë euro nga paga e mbetur prej 4.5 milionë eurosh në vit).

Origi zhvilloi 36 ndeshje zyrtare me Milanin në total, duke shënuar vetëm 2 gola dhe duke dhënë 1 asist. Gjatë sezonit të fundit 2023–24, i huazuar te Nottingham Forest, ai luajti 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por shënoi vetëm 1 gol (në FA Cup) dhe nuk regjistroi asnjë asist.

Performanca e dobët dhe qëndrimi jashtë grupit e shtynë klubin t’i kërkonte aktivizim me ekipin e të rinjve “Milan Futuro”, çka përshkallëzoi situatën dhe çoi drejt një ndarje të parakohshme.

Zyrtarizimi i ndërprerjes së kontratës pritet të ndodhë brenda pak ditësh.