
Dinamo e Tiranës ka pësuar humbje 2:1 në udhëtim ndaj Hajdukut të Splitit, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, të zhvilluar të enjten mbrëma.
Skuadra tiranase e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 37-të me golin e Dejvi Bregut, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 1:0.
Megjithatë, kroatët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke barazuar në minutën e 49-të dhe më pas duke përmbysur gjithçka në minutën e 63-të.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Tiranë, ku Dinamo do të kërkojë përmbysjen.
Ekipi tjetër nga Shqipëria, Egnatia, barazoi me Olimpija Ljubljanën në udhëtim.