
Përfaqësuesjja e Kosovës në volejboll për femra ka përfunduar ciklin kualifikues me katër ndeshje po aq humbje dhe asnjë set të fituar!

Kombëtarja A e vajzave në volejboll ka përfunduar ciklin e kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026 me ndeshjen e zhvilluar sonte në Osijek të Kroacisë, ku u mposht 3-0 (25-8, 25-12, 25-11) nga vendaset.
“Pavarësisht rezultatit, volejbollistet kosovare treguan përkushtim dhe luftuan deri në fund ndaj një kundërshtari me përvojë të madhe dhe nivel të lartë në arenën evropiane”, vazhdon mburrja nga Federata e Volejbollit e Kosovës!
“Ky edicion kualifikues ka shërbyer si një përvojë e çmuar për ekipin, duke nxjerrë në pah aspektet ku duhet punuar më tej, por edhe forcën e karakterit dhe vendosmërinë e lojtareve tona për të përfaqësuar denjësisht Kosovën”, ka përfunduar lëvdatën FVK!
T’ju kujtojmë, ekipi i femrave është mposhtur në të katër duelet kualifikuese, duke mos fituar asnjë set, ndërsa ka fituar vetëm 165 poena nga 300 minimalisht të mundshëm.
