
FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS: FC PRISHTINA 1-0 LLAPI
Formacioni i finales së Kupës së Kosovës ndaj Llapit: Agron Kolaj, Leonat Vitija, Philippe Boueye, Ron Raçi, Ramiz Bytyqi, Dion Gallapeni, Ardian Limani, Drilon Islami (C), Albin Krasniqi, Axel Gnapi, Leotrim Kryeziu.

RRETHI I PARë KUALIFIKUES NË LIGËN E EVROPËS: SHERIFF 4-0 PRISHTINA
Formacioni ndaj Sheriff Tiraspolit në Ligën e Konferencës: Agron Kolaj, Leonat Vitija, Philippe Boueye, Ron Raçi, Ramiz Bytyqi, Ardian Muja, Ardian Limani, Hamdi Namani, Blend Baftiu, Valmir Veliu, Leotrim Kryeziu (C).

Kush ka shkuar
Drilon Islami Transferuar te Cluj (Rumani)
Albin Krasniqi Transferuar te Kolos (Ukrainë)
Dion Gallapeni Transferuar te Widzew Lodz (Poloni)
Axel Gnapi Transferuar te Llapi (Kosovë)
Kush ka ardhur
Hamdi Namani nga Llapi (Kosovë)
Blend Baftiu nga Llapi (Kosovë)
Valmir Veliu nga Llapi (Kosovë)
Ardian Muja rezervist i Prishtinës në finale
Analiza
Brenda pak muajsh, Prishtina ka ndryshuar shumë. Katër titullarë të formacionit kampion të Kupës janë larguar jashtë vendit, duke i hapur vendin emrave të rinj – shumica prej tyre të ardhur nga rivali lokal, Llapi. Kjo jo vetëm që ndryshon balancat teknike në skuadër, por edhe kërkon kohë për ndërtim. Kjo pasi janë larguar katër lojtarët më kualitativ që kishte, hiq Rron Raçin.
Disfata 4-0 ndaj Sheriffit nxori në pah se mbrojtja nuk është aty ku duhet. Mesfusha ka pësuar më shumë ndryshime, me mungesën e kapitenit Drilon Islami dhe zëvendësimin e tij nga Hamdi Namani, si dhe përfshirjen e Ardian Mujës në vend të Dion Gallapenit, nuk solli rezultatin e duhur.
Arsim Thaqi statoi me Valmir Veliu dhe Blend Baftiu, që u futën për të shtuar kreativitetin dhe përvojën në sulm, në vend të Albin Krasniqit dhe Alex Gnapit, ku ky i fundit i mungoi shumë Prishtinës, sidomos për lojën e tij me shpin nga mbrojtja.

Pas humbjes së thellë 4-0 në Moldavi, kthimi në “Fadil Vokrri” nuk premton mrekulli, por mund të jetë një mundësi për reagim, krenari dhe mbledhje forcash për sezonin e ri. Trajneri dhe stafi duhet të përqendrohen në:
Të paktën një paraformancë dinjitoze, që tregon karakter dhe jo dorëzim.