
Merkatoja verore në Premier League ka qenë e ndezur dhe me shifra marramendëse, me disa klube që kanë thyer kufijtë e shpenzimeve, ndërsa të tjera kanë arkëtime të mëdha nga shitjet.
Sipas të dhënave të deritanishme, Manchester United kryeson listën e shpenzimeve me plot 229.7 milionë euro të investuara për afrime të reja, pa arkëtuar asgjë nga shitjet. Ky bilanc negativ e vendos klubin e “Djajve të Kuq” në krye të listës me minusin më të madh financiar.
Pas tyre renditet Arsenal, me 224.2 milionë euro shpenzime dhe vetëm 8 milionë euro të ardhura, duke mbyllur bilancin në -216.2 milionë euro. Në vendin e tretë është Manchester City, me 176.9 milionë euro të investuara dhe 33 milionë euro të arkëtuara nga shitjet.
Në grupin e klubeve me shpenzime të mëdha janë edhe Chelsea (279.65 milionë euro shpenzime, por me 231.95 milionë euro të ardhura, duke ulur humbjen në -47.7 milionë) dhe Liverpool, që megjithëse ka shpenzuar 293.68 milionë euro, ka arkëtuar 196.3 milionë euro, duke mbyllur bilancin në -97.38 milionë.

Ndër klubet që kanë fituar nga merkatoja spikasin:
AFC Bournemouth, me një bilanc pozitiv prej 81.56 milionë euro,
Nottingham Forest (+45.87 milionë),
Brighton (+41.71 milionë),
Brentford (+40.7 milionë) dhe
Wolves (+36 milionë).
Disa skuadra si Fulham dhe Manchester United nuk kanë realizuar fitime nga shitjet, duke treguar strategji të qarta për investime afatshkurtra në forcimin e skuadrës.
Me afatin e merkatos ende të hapur, pritet që këto shifra të ndryshojnë, por tendenca tregon se Premier League mbetet kampionja absolute e shpenzimeve në futbollin botëror.